Gjinekologu që punon falas nëse bebja është femër

  • 31 January 2016 - 13:05
Gjinekologu që punon falas nëse bebja është femër

Mjeku indian Rakh ka tashmë një mision të veçantë në shpëtimin e femrës. Ai ofron falas në spitalin e tij lindjen e fëmijëve femra.

“Rakh e quan këtë "kontribut i vogël" në një shoqëri tradicionale ku preferohet lindja e fëmijëve meshkuj”, shkruan BBC-ja.

Ky është artikulli i parë që BBC-ja publikon për punën që indianët po bëjnë për përmirësimin e jetës.

Në vitin 1961, nga 1000 fëmijë, 976 prej tyre ishin femra. Kjo po shtonte pakënaqësinë në familjet indiane.

Dr. Rakh shton se kur një grua shtatzënë paraqitej në spital për kontroll, e gjithë familja lutej që fëmija të ishte mashkull.

“Sfida më e madhe e një doktori është t'u tregojë familjarëve për pacientët që ndërrojnë jetë, ndërsa sfida ime më e madhe është t'u tregoj familjarëve se ata do të bëhen me një vajzë”, thotë doktori Ganesh Rakh.

Sipas të dhënave të regjistruara në vitin 2011, kjo shifër ka rënë në 59 lindje më pak të seksit femër.

Që kur doktori Rakh nisi fushatën para 4 vitesh, rreth 464 vajza kanë lindur në spitalin e tij dhe ai nuk ka kërkuar prej prindërve asnjë monedhë.

Ai është shprehur se kur ky mentalitet të ndryshojë, atëherë ai do ta rrisë përsëri tarifën lindjeve, sepse ndryshe nuk ka si të drejtojë spitalin e tij.

(Kosova Sot)