Shehaj: Grupi i Bashës tentoi të mbronte mandatin e Olta Xhaçkës

  • A.P /
  • 11 April 2024 - 22:45
Shehaj: Grupi i Bashës tentoi të mbronte mandatin e Olta Xhaçkës

Deputeti Agron Shehaj deklaroi nga foltorja e Kuvendit, se grupi i Lulzim Bashës pak kohë më parë tentoi që të mbronte në Kuvend mandatin e ish-ministres së Jashtme, Olta Xhaçka, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Grupi i atëhershmes i Lulzim Bashës bëri një kërkesë për ta rikthyer këtë çështje në Kuvend. Kjo është bërë me qëllim, për të mbrojtur mandatin e Xhaçkës. Olta Xhaçka ka vjedhur, duhet ta kishte humbur mandatin. E shpëtuat një herë”, tha Shehaj. 

(Kosova Sot Online)