Emisari francez për rajonin shkon në Beograd

  • A.P /
  • 11 April 2024 - 17:27
Emisari francez për rajonin shkon në Beograd

Pasi presidenti francez Emmanuel Macron priti në një vizitë në Paris presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, Franca në Beograd dërgoi edhe emisarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor, René Trokaz, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Trokaz është takuar sot me ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ndërsa është paralajmëruar edhe një takim me Vuçiqin për nesër në mëngjes, raporton Danas.

Në deklaratën e Ministrisë serbe të Punëve të Jashtme thuhet se emisari francez ka folur me Daçiqin për dialogun Kosovë-Serbi, si dhe për çështjet aktuale rajonale në nivel shumëpalësh

MPJ serbe ka thënë se ata theksuan gjithashtu “rëndësinë e bisedimeve” që pati Macron me Vuçiqin në Francë.


(Kosova Sot Online)