Borg: Tani është e nevojshme që të zbatohet 'Marrëveshja bazë e Brukselit' dhe aneksi i Ohrit

  • A.P /
  • 11 April 2024 - 17:33
Borg: Tani është e nevojshme që të zbatohet 'Marrëveshja bazë e Brukselit' dhe aneksi i Ohrit

Ministri i Punëve të Jashtme, Çështjeve Europiane dhe Tregtisë të Maltës, njëherësh kryesues i OSBE-së, Ian Borg, ka kërkuar përparim në procesin e dialogut Kosovë-Serbi me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se është e nevojshme që të zbatohet Marrëveshja Bazë e Brukselit dhe aneksi i Ohrit.

I pyetur nëse Serbia po e shkel Marrëveshjen e Brukselit me kundërshtimin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Europës, Borg ka refuzuar të komentojë duke thënë se “nuk mund të gjykojë”.

“Këshilli i Europës ka rregulla dhe kur aplikacioni shkon, në mënyrë demokratike Këshilli vendos ku secili anëtar do të votojë në mënyrën që do që t’i paraqesë qëndrimet e veta”, ka thënë ai në një konferencë për media të enjten pasdite.

Kryesuesi i OSBE-së ka kërkuar po ashtu që procesi i votimit për shkarkimin e kryetarëve në veri të jetë fer dhe i drejtë.


(Kosova Sot Online)