Në këtë vend të Kosovës gjendet një predhë artilerie

  • A.P /
  • 11 April 2024 - 17:56
Në këtë vend të Kosovës gjendet një predhë artilerie

Raportohet se një predhë artilerie është gjetur sot në Shtime, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai tha se dyshohet që predha është nga Lufta e Dytë Botërore.

“Me daten 11.04.2024, rrethe orës 11:30 kemi pranuar një informatë se afër rezervoarit të ujit në rrugën ,,Skenderbeu” në Shtime ishte një mjet i dyshuar,  predhë artilerie,  e cila dyshohet të jetë nga lufta e dyte botërore. Patrulla e policisë ka siguruar vendin e ngjarjes dhe janë njoftuar njësia përkatëse e FSK-së”, tha ai 

(Kosova Sot Online)