Osmani - Sarrazin-it: Anëtarësimi i Kosovës në KiE çështje kyçe

  • A.P /
  • 11 April 2024 - 20:32
Osmani - Sarrazin-it: Anëtarësimi i Kosovës në KiE çështje kyçe

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkruar të enjten në platformën “X”, për takimin që e ka pasur me të dërguain e Gjermanisë për ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në këtë takim, Osmani ka theksuar nevojën për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin Evropës.

“Në takimin e sotëm me të dërguarin gjerman të Ballkanit Perëndimor Manuel Sarrazin Theksova rëndësinë thelbësore të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Po ashtu, Osmani tha se ka folure dhe për zbatimin e marrëveshjes së Procesit të Berlinit.

(Kosova Sot Online)