Turqia pro rezolutës në OKB për Srebrenicën

  • A.P /
  • 11 April 2024 - 22:52
Turqia pro rezolutës në OKB për Srebrenicën

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq njoftoi se të hënën do ta çojë një të dërguar të posaçëm tek Presidenti i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, i cili do t’i kërkojë OKB-së që “të shqyrtojë me kujdes shkeljen e të gjitha procedurave” në lidhje me paraqitjen e rezolutës për gjenocid në Srebrenicë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online". 

Pas një takimi me kreun e Republikës Srpska Milorad Dodik në Beograd, Vuçiq tha se sot ka biseduar me Presidentin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për projekt-rezolutën që shpall 11 korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë.

“Është obligim që çështjen e Bosnjës dhe Hercegovinës ta trajtojë Këshilli i Sigurimit i OKB-së, sepse është ende një rajon i paqëndrueshëm, sepse ka forca ndërkombëtare dhe që ata e quajnë përfaqësues të lartë. Ata shkelën procedurën që kërkon dy  të tretat për të miratuar një rezolutë, tani nevojitet një shumicë e thjeshtë, edhe nëse ka njëqind abstenime,” tha Vuçiç në një konferencë të përbashkët për shtyp me Dodik.

Vuçiq tha se “sponzoruesit kryesorë” të asaj rezolute janë “vendet e NATO-s – Gjermania, Britania e Madhe, SHBA, Franca”.

“Është edhe Turqia mendoj se nuk e kanë të lehtë të flasin për (gjenocid kundër) armenëve, kështu që ata u morën me serbët. Janë 17 prej tyre, përfshirë Slloveninë. Mendoj se ata lanë jashtë kroatët dhe disa të tjerë kështu që të mos shkojnë aq larg sa të na poshtërojnë, që pastan ne të flasim për Jasenovacin, Prebilovcin”, tha Vuçiq.

(Kosova Sot Online)