Mot sot do të jetë kryesisht me diell sot, pasdite mundësi për të reshura

  • E.K /
  • 12 April 2024 - 07:33
Mot sot do të jetë  kryesisht me diell sot, pasdite mundësi për të reshura


Sot moti në Kosovë do të jetë kryesisht me diell por vazhdon të fryjë era veriore, përcjell "Kosova Sot Online".

Pasdite priten zhvillime të vranësirave të pakta lokale, por se nuk paraqiten mundësi për të reshura.

Frynë erëra nga veriu e verilindja mesatare dhe mesatarisht të fuqishme 6-12m/s. Temperaturat minimale zbresin në 7C e 10C, e maksimalet shkojnë deri në 25C e 27C, njofton Prishtina ëeather.

Vranësira kalojnë edhe të shtunën. Nga e diela më shumë kthjellime e diell. Temperaturat shënojnë rritje deri në 27C e 28C, të hënën lokalisht edhe 29C e 30C. Nga dita e martë shtim i vransirave, ku gjatë orëve të mbrëmjes reshjet e shiut pritet të përfshinë pjesë të vendit. Temperaturat zbresin lehtë në 23C e 24C.

(Kosova Sot Online)