Tragjedi në alpet e akullta, humbin jetën tre skiatorë nga një ortek në Austri

  • S.A /
  • 12 April 2024 - 09:10
Tragjedi në alpet e akullta,  humbin jetën tre skiatorë nga një ortek në Austri

Tre skiatorë nga Holanda kanë humbur jetë nga një ortek pranë vendpushimit austriak të skive Solden.  Një person tjetër u shpëtua dhe u dërgua në spital.

Viktimat ishin pjesë e një grupi turne skish prej 17 personash që ishin në ngjitje me katër udhërrëfyes austriakë.

Turneu i skive përfshin përdorimin e skive me lidhëse dhe lëkura të veçanta që bëjnë të mundur lëvizjen në bore.

Grupi po shkonte drejt një strehe malore në rreth 2 mijë e 500 metra mbi nivelin e detit kur orteku, i cili ishte rreth 80 metra i gjerë, goditi pak para orës 11 të mëngjesit të së enjtes.

(Kosova Sot Online )