Shpërthim tek Lagjia e Profesorëve në Prishtinë, dyshohet për granatë dore – gjashtë vetura të dëmtuara

  • E.K /
  • 12 April 2024 - 09:41
Shpërthim tek Lagjia e Profesorëve në Prishtinë, dyshohet për granatë dore – gjashtë vetura të dëmtuara

Një shpërthim ka ndodhur sot në rrugën “Zekirja Cana” në Prishtinë, tek Lagjja e Profresorëve. Si pasojë e shpërthimit, gjashtë vetura janë dëmtuar, derisa nuk raportohet për ndonjë person të lënduar.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Sipas tij, rezultatet e para sugjerojnë që mjeti shpërthyes të ketë qenë granatë dore.

“Rreth orës 07:00  është pranuar informata për një shpërthim në rrugën “Zekirja Cana” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para bëhet e ditur se si pasojë e shpërthimit nga fragmentet e mjetit shpërthyes  gjashtë vetura janë dëmtuar përderisa nuk raportohet për pasoja në njerëz.

Përgjatë kryerjes së ekzaminimit të vendngjarjes rruga është bllokuar për lëvizje ndërkaq njësia për menaxhimin e mjeteve shpërthyese ka bërë pastrimin e terrenit. Rezultatet e para sugjerojnë që mjeti shpërthyes të ketë qenë granatë dore, ndërkohë që policia po vijon me ndërmarrjen e veprimeve të tjera për ndriçimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Borovci.

(Kosova Sot Online)