Prishtinë: Kanosi një mjeke përmes telefonit, arrestohet i dyshuari

  • E.K /
  • 12 April 2024 - 09:49
Prishtinë: Kanosi një mjeke përmes telefonit, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar, pasi që i njëjti dyshohet se ka kanosur përmes telefonit një mjeke që punon në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, përcjell "Kosova Sot Online".

 Policia ka bërë me dije se i dyshuari ka kërkuar tretman mjekësor dhe është transferuar në QKUK, ku pas ekzaminimeve mjekësore i njëjti është pranuar për kurim te metutjeshem dhe është nën përkujdesje policore deri në vendimin e ardhshëm.

“Prishtinë 11.04.2024-11:34. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se i njëjti përmes telefonit ka kanosur viktimen femër kosovare. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori me vendim te te cilit i dyshuari dërgohet në mbajtje. I dyshuari ka kërkuar tretman mjekësor dhe është transferuar në QKUK, ku pas ekzaminimeve mjekësore i njëjti është pranuar për kurim te metutjeshem dhe është nën përkujdesje policore deri në vendimin e ardhshëm”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)