Arrestohet edhe një i dyshuar lidhur me rastin “Fajdeja”

  • E.K /
  • 12 April 2024 - 12:05
Arrestohet edhe një i dyshuar lidhur me rastin “Fajdeja”

Policia e Kosovës ka arrestuar dje  një person të dyshuar lidhur me rastin “Fajdeja”, përcjell "Kosova Sot Online".

Ky është personi i 29’të i arrestuar lidhur me këtë rast.

“Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në Prishtinë me datën 18.10.2022, ka iniciuar rast për veprën penale ‘Fajde’ dhe me datën 20.10.2022 në Prokurorinë Themelore në Ferizaj ka dorëzuar kallëzim penal, kundër disa të dyshuarve, ndërsa gjatë hetimeve nën autorizimin e prokurorit të rastit me datën 04.05.2023, ka dorëzuar poashtu edhe një raport plotësues të kallëzim penal në Prokurorin Themelore në Ferizaj, kundër disa të dyshuarve e në mesin e tyre edhe për të dyshuarin A.G.

Më datën 17.05.2023, me urdhëresë të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, është kryer kontroll në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit A.G. në Komunën e Vushtrrisë, ku gjatë kontrollit I dyshuari nuk është hasur në shtëpi dhe të njëjtit i është lënë ftesë që të paraqitet në polici në cilësinë e të dyshuarit, ndërsa po më të njëjtën datë 17.05.2023, i njëjti është vendosur në kërkim policor në sistemin e policisë dhe është arrestuar dje më datë 11.04.2024”, thuhet në njoftim.

Gjatë hetimeve të kryera deri me tani në këtë rast si të dyshuar janë tridhjetë e gjashtë persona të përfshirë në rastin “Fajdeja” dhe nga ta, deri më tani si të dyshuar, janë të arrestuar njëzet e tetë persona. Poashtu ende ka persona ne kërkim policor dhe me urdhër arrest te lëshuar. Gjatë hetimeve të rastit me autorizim të prokurorit të rastit dhe urdhëresë të gjykatës janë zhvilluar masa intensive të avancuara hetimore, ndërsa rasti është ende në hetim nga ana Prokurorisë Themelore në Ferizaj.

(Kosova Sot Online)