Ferizaj: Arrestohet një person i kërkuar

  • E.K /
  • 12 April 2024 - 14:48
Ferizaj: Arrestohet një person i kërkuar

Një person i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës është arrestuar në Kaçanik, ku ishte i kërkuar për veprën penale “lëndim i lehtë trupror” si dhe “kanosje”, përcjell "Kosova Sot Online".

 Policia e Kosovës ka njoftuar se personi i kërkuar me inicialet K.B, i moshës 36 vjeçare, është arrestuar të premten.

“Ai ishte i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale: ‘‘Lëndim i lehtë trupor, Detyrim në tentative dhe Kansoje” me dënim burgimi prej tetëmbëdhjetë (18) muajve dhe pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit” – njofton Policia.

(Kosova Sot Online)