Ferizaj: Vritet një grua dhe një burrë mbetet i plagosur

  • E.K /
  • 12 April 2024 - 15:24
Ferizaj: Vritet një grua dhe një burrë mbetet i plagosur

Një grua raportohet se është vrarë në Ferizaj, përcjell "Kosova Sot Online".

Lajmin e ka konfirmuar, Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt.

Me datën 12.04.2024 në ora 14:40 kemi pranuar një informatë se në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj ka të shtëna me armë zjarri. Për pasojë nga të shtënat e armës së zjarrit një person e gjinisë femërore ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kjo është konfirmuar nga mjekët kujdestarë, ndërsa është plagosur një person mashkull, i cili është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, tha Veseli.

Tutje, ai shtoi se i dyshuari pasi ka shtënë me armë zjarri është larguar në drejtim të panjohur.

“Ekipe të policisë menjëherë kanë rrethuar zonën dhe në ora 15:15 kanë arritur që të arrestojnë të dyshuarin e kësaj ngjarje.

“Ekipe të hetuesve dhe krimteknikët janë në vendin e ngjarjes të cilët janë duke e ekzaminuar vendin e ngjarjes, ndërsa për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit”, theksoi Veseli.

(Kosova Sot Online)