Durmishi njofton se të hënën nisin punimet në rrugën Prishtinë-Pejë

  • E.K /
  • 12 April 2024 - 16:07
Durmishi njofton se të hënën nisin punimet në rrugën Prishtinë-Pejë

Të hënën nisin punimet për vazhdimin e ndërtimit të rrugës Prishtinë-Pejë, përkatësisht segmentit Kijevë-Dollc, përcjell "Kosova Sot Online".

Lajmin e ka konfirmuar, zv/ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi.

“Po, është e vërtetë. Të hënën nisin punimet nga kompanitë që kanë fituar tenderin” ka thënë Durmishi.

(Kosova Sot Online)