Aksident i rëndë në fshatin Bidaj, vdes 58 vjeçari

  • E.K /
  • 12 April 2024 - 16:18
Aksident i rëndë në fshatin Bidaj, vdes 58 vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Fier, përcjell "Kosova Sot Online".

Ngjarja ka ndodhur sot në fshatin Bidaj, Kolonjë.

Policia thotë se drejtuesi i mjetit tip “Nissan”, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. 

Si pasojë, ka humbur jetën 58 vjeçari.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 14:30, në fshatin Bidaj, Kolonjë, shtetasi G. B., rreth 58 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Nissan”, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë, ka humbur jetën shtetasi G. B..

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

(Kosova Sot Online)