Kjo është gjendja e të riut i cili u plagos sot në Ferizaj

  • A.P /
  • 12 April 2024 - 18:03
Kjo është gjendja e të riut i cili u plagos sot në Ferizaj

Shefi i emergjencës në Ferizaj, Sefedin Fazliu, i cili ishte edhe mjek kujdestar sot kur ndodhi vrasja e rëndë në Ferizaj, ka treguar se gjendja shëndetësore e të miturit, që sot mbeti i plagosur nga të shtënat që ia morën jetën edhe motrës së tij, është stabile, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Pacientin e kemi pranuar rreth orës 15 me autoambulancë. Përmes radiografisë e kemi parë se në parakrahun e djathtë ka pasë plumb, të cilin e kemi larguar. Ai është në gjendje stabile është jashtë rrezikut për jetë”, tha ai.

Ai tha se i mituri ka qenë “shumë i shqetësuar” meqë ka qenë dëshmitar i vrasjes së motrës së tij. Megjithatë, Fazliu tha se ai është pranuar në gjendje stabile.

(Kosova Sot Online)