Ja kur nisin punimet në rrugën Prishtinë-Pejë

  • A.P /
  • 12 April 2024 - 20:16
Ja kur nisin punimet në rrugën Prishtinë-Pejë

Banorët e Dukagjinit kanë arsye të gëzohen në këtë mes të prillit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Të hënën nisin punimet për vazhdimin e ndërtimit të rrugës Prishtinë-Pejë, përkatësisht segmentit Kijevë-Dollc.

Lajmin  e ka konfirmuar, zv/ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi.

“Po, është e vërtetë. Të hënën nisin punimet nga kompanitë që kanë fituar tenderin” ka thënë Durmishi për Indeksonline.

Ndërtimi i këtij segmenti është i ndarë në katër llote, ndërsa vlera e kontrata të nënshkruara është 21 milionë euro.

(Kosova Sot Online)