Tragjike: Shembet çatia e ndërtesës, humb jetën shqiptari

  • A.P /
  • 12 April 2024 - 23:00
Tragjike: Shembet çatia e ndërtesës, humb jetën shqiptari

Tragjik ka rezultuar fati i një 36-vjeçari shqiptar, i cili ka humbur jetën mëngjesin e sotëm teksa po kryente punime rinovimi në një pallat në qendër të Magenta-s, në provincën e Milanos, transmeton gazeta "Kosova Sot Online". 

Mësohet se për arsye ende të paqarta, çatia e godinës është shembur dhe punëtori ka rënë nga shkalla, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Viktima ishte pronari, së bashku me dy ortakë të tjerë, i kompanisë që po kryente punimet.


(Kosova Sot Online)