Policia arreston dy burra në Prishtinë, gjuajtën disa herë me armë zjarri

  • E.K /
  • 13 April 2024 - 10:11
Policia arreston dy burra në Prishtinë, gjuajtën disa herë me armë zjarri

Dy persona janë arrestuar dje në Prishtinë, meqë të njëjtit dyshohet se kanë shtënë disa herë në ajër me armë zjarri, përcjell "Kosova Sot Online".

Gjatë kontrollit, te të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoletë dhe një karikator, ndërsa në vend të ngjarjes janë gjetur tetë gëzhoja.

“Fshati Shkabaj, Prishtinë 12.04.2024 – 17:27. Janë arrestuar dy te dyshuari meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit kishin shtënë disa herë në ajër me armë zjarri. Gjatë kontrollit, te të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar: dy pistoletë dhe një karikator, ndërsa në vend të ngjarjes janë gjetur tetë gëzhoja. Të dyshuarit, me vendim të prokurorit lirohen, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)