Lëndohet rëndë një minator në Leposaviq, dërgohet në spaital për trajtim mjekësor

  • E.K /
  • 13 April 2024 - 10:18
Lëndohet rëndë një minator në Leposaviq, dërgohet në spaital për trajtim mjekësor

Një person është lënduar aksidentalisht, teksa ishte duke punuar në minierë në Leposaviq, përcjell "Kosova Sot Online".

I lënduari është dërguar në spitalin rajonal në Mitrovicë të Veriut për trajtim mjekësor.

“Dëshmitari mashkull kosovar, më 12.04.2024 ka raportuar se, viktima-vëllai i tij derisa sa ishte duke punuar në minierë, është lënduar aksidentalisht. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Mitrovicë-Veri. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore kanë intervistuar viktimën dhe sipas tij lëndimi është aksidental”, thuhet në raportin 24 orësh.

(Kosova Sot Online)