Shtime: Djemtë sulmojnë fizikisht babain e tyre, arrestohen nga Policia

  • E.K /
  • 13 April 2024 - 10:28
Shtime: Djemtë sulmojnë fizikisht babain e tyre, arrestohen nga Policia

Një rast i dhunës ka ndodhur dje në një familje në Shtime, përcjell "Kosova Sot Online".

Dy persona janë arrestuar, pasi të njëjtit dyshohen se kanë sulmuar fizikisht babanë e tyre.

Policia bën me dije se ngjarja është duke u hetuar.

Njoftimi i policisë:

DHUNË NË FAMILJE
Shtime  12.04.2024-12:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se kanë ushtruar dhunë  fizike ndaj babait. Me vendim të prokurorit, dy të  dyshuari janë  dërguar në mbajtje. Rasti duke u hetuar.

(Kosova Sot Online)