I dyshuari për vrasjen e ish-gruas së tij 21-vjeçare dërgohet në gjykatë

  • E.K /
  • 13 April 2024 - 11:50
I dyshuari për vrasjen e ish-gruas së tij 21-vjeçare dërgohet në gjykatë

V.A i dyshuari për vrasjen e ish-gruas së tij ka arritur në Gjykatën Themelore të Ferizajt, ku pritet të dalë para trupit gjykues brenda pak minutash, përcjell "Kosova Sot Onlime".

V.A 36-vjeçari dyshohet se ditën e premte rreth orës 14:00, ka vrarë ish-bashkëshorten e tij, 21-vjeçare si dhe ka plagosur vëllain e saj, 15-vjeçar.

Ngjarja e rëndë tragjike ka ndodhur derisa ata ndodheshin në objektin e Qendrës për Punë Sociale.

(Kosova Sot Online)