Mbi 7 mijë kosovarë shkuan në Shqipëri në orët e hershme të së shtunës

  • E.K /
  • 13 April 2024 - 12:51
Mbi 7 mijë kosovarë shkuan në Shqipëri në orët e hershme të së shtunës

Kjo e shtunë ka nisur me një fluks automjetesh në pikën kufitare të Morinës, përcjell "Kosova Sot Online".

Shumë qytetarë kanë zgjedhur të udhëtojnë nga Kosova drejtë Shqipërisë, duke rikthyer edhe njëherë lëvizjet e munguara gjatë muajit të Ramazanit.

Vetëm në orët e para të ditës, përmes pikës kufitare të Morinës në territorin e Shqipërisë kanë hyrë më shumë së 7 mijë qytetarë me rreth 4100 automjete.

(Kosova Sot Online)