
Arrestohet një serb në veri për shkelje të rendit kushtetues

Policia e Kosovës e ka arrestuar sot një serb në Zveçan, përcjell "Kosova Sot Online".
Zëvendëskomandanti i policisë për veriun, Veton Elshani, ka thënë se ai është ndaluar për shkelje të rendit kushtetues të Kosovës.
“Ai është transferuar në stacionin e Jugut dhe është ndaluar për 48 orë”, tha Elshani.
(Kosova Sot Online)