Në ceremoninë e varrimit të 21 vjeçares që u vra dje, mori pjesë edhe vëllai i plagosur i të ndjerës

  • E.K /
  • 13 April 2024 - 17:30
Në ceremoninë e varrimit të 21 vjeçares që u vra dje, mori  pjesë edhe vëllai i plagosur i të ndjerës

Sot është varrosur Erona Cokli, që u vra dje nga ish bashkëshorti brenda Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj,  përcjell "Kosova Sot Online".

Përfaqësuesi i Bashkësisë Islame në Ferizaj, gjatë ceremonisë kërkoi që kryesi i vrasjes të dënohet, teksa bëri thirrje që raste të tilla të mos ndodhin më.

I pranishëm në varrim ishte edhe vëllai i mitur i viktimës që poashtu u plagos dje. 

Gjykata Themelore e Ferizajt ia ka caktuar një muaj paraburgim Valon Aliut, i dyshuar për vrasjen e 21-vjeçares dhe plagosjen e vëllait të saj në Ferizaj.

(Kosova Sot Online)