MPJD del me thirrje për kosovarët pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit

  • A.P /
  • 14 April 2024 - 09:31
MPJD del me thirrje për kosovarët pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit

Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka thënë se është në komunikim të pandërprerë me Ambasadën e Kosovës në Izrael, transmeton gazeta "Kosova Sot Online". 

Ministria u ka bërë thirje  qytetarëve që t’i ndjekin dhe zbatojnë udhëzimet e sigurisë, të bëra publike së fundmi nga autoritetet vendase ose të kontaktojnë në numrat e kontaktit të Ambasadës +972 58-634- 0450 & +972 54-469-9799.

“U bëjmë thirrje qytetarëve të ndjekin e të zbatojnë udhëzimet e sigurisë, të bëra publike së fundmi nga autoritetet vendase ose të kontaktojnë në numrat e kontaktit të Ambasadës +972 58-634- 0450 & +972 54-469-9799”


(Kosova Sot Online)