Irani - SHBA-së: Nëse e ndihmon Izraelin sulmet do të jenë edhe më të mëdha

  • A.P /
  • 14 April 2024 - 10:32
Irani - SHBA-së: Nëse e ndihmon Izraelin sulmet do të jenë edhe më të mëdha

Të dielën, Irani ka paralajmëruar Izraelin, duke thënë se nuk duhet t’i përgjigjet sulmeve dhe se hapat e tyre të ardhshëm do të jenë më të mëdhenj nëse kjo ndodh, shkruan CNN, transmeton gazeta "Kosova Sot Online". 

“Nëse Izraeli hakmerret, përgjigja e Iranit do të ishte “shumë më e madhe” sesa bombardimi gjatë natës”, tha shefi i shtabit të forcave të armatosura iraniane, gjeneralmajori Mohammad Bagheri.

Gjithashtu, Irani paralajmëroi Uashingtonin se mbështetja e Izraelit për hakmarrje do të çonte në shënjestrimin e bazave amerikane.

(Kosova Sot Online)