Pasi sulmoi familjarët arrestohet i dyshuari

  • A.P /
  • 14 April 2024 - 10:35
Pasi sulmoi familjarët arrestohet i dyshuari

Raportohet se një person në Prizren është arrestuar nën dyshimet për dhunë në familje, transmeton gazeta "Kosova Sot Online". 

Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës. I njëjti dyshohet se pas dhunës, e ka demoluar edhe makinën e familjes.

Njoftimi:

Prizren / 13.04.2024 – 17:50. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj familjarëve të tij, dhe po ashtu ka dëmtuar e demoluar edhe makinën e familjes. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)