Kosovari i zë hajnat duke ia vjedhur lopët nga stalla

  • A.P /
  • 14 April 2024 - 10:37
Kosovari i zë hajnat duke ia vjedhur lopët nga stalla

Se i ka zënë hajdutët duke ia vjedhur lopët nga stalla, ka njoftuar një qytetar nga Podujeva, transmeton gazeta "Kosova Sot Online". 

Të dyshuarit kur kanë vërejtur viktimën kishin shtënë me armë zjarri në drejtim të tij dhe ishin larguar në drejtim të panjohur. 

VJEDHJE GRABITQARE NË TENTATIVË

Majac, Podujevë / 13.04.2024 – 02:20. Viktima mashkull kosovar ka deklaruar se kishte dëgjuar një zhurmë të kafshëve e cila vinte nga stalla e bagëtive. Kur viktima kishte dal në oborr, kishte vërejtur 3-4 persona të panjohur qe tentonin të vjedhin kafshët (lopët) nga stalla. Të dyshuarit kur kanë vërejtur viktimën kishin shtënë me armë zjarri në drejtim të tij dhe ishin larguar në drejtim të panjohur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor pasi në pjesën e abdomenit kishte pësuar një lëndim sipas të cilit ishte shkaktuar nga arma e zjarrit. Në vendin e ngjarjes, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja të armës së zjarrit. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.

(Kosova Sot Online)