Ziv e falënderon Kurtin për reagimin e tij për sulmin e Iranit ndaj Izraelit

  • A.P /
  • 14 April 2024 - 11:15
Ziv e falënderon Kurtin për reagimin e tij për sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Për reagimin e tij për sulmin e Iranit ndaj Izraelit, ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, e ka falënderuar kryeministrin Albin Kurti, transmeton gazeta "Kosova Sot Online". 

“Ju faleminderit ngrohtësisht, Shkëlqesia Juaj z. @albinkurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës! Falemnderit, toda raba, thank you Kosovë!”

Kurti ka thënë se ky është një akt i paprecedentë që përbën një rrezik të madh për destabilizimin e gjithë rajonit.

“E dënoj sulmin e fundit të Iranit ndaj Izraelit. Ky veprim i paprecedentë përbën një rrezik të madh për destabilizimin e tërë rajonit. Tash, më shumë se kurë, bota duhet t’i japë përparësi përfundimit të armiqësive dhe nxitjes së paqes së qëndrueshme”, ka shkruar Kurti.

(Kosova Sot Online)