Macron: Franca po punon për de-eskalim me partnerët e saj

  • A.P /
  • 14 April 2024 - 11:46
Macron: Franca po punon për de-eskalim me partnerët e saj

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e ka dënuar sulmin me dronë dhe raketa të Iranit ndaj Izraelit, i cili thotë se kërcënon ta destabilizojë rajonin, transmeton gazeta "Kosova Sot Online". 

“Franca po punon për de-eskalim me partnerët e saj dhe bën thirrje për përmbajtje”, shkroi Macron në X.

Ministria e Jashtme franceze të premten këshilloi qytetarët francezë të mos udhëtojnë në Iran, Liban, Izrael dhe territoret palestineze.

Ushtria izraelite tha se Franca iu ndihmoi për t’iu përgjigjur sulmit iranian, duke bllokuar raketat dhe dronët.

(Kosova Sot Online)