Publikohet video: Një sërë automjetesh ushtarake futen në Republikën e Kosovës

  • A.P /
  • 14 April 2024 - 14:02
Publikohet video: Një sërë automjetesh ushtarake futen në Republikën e Kosovës

Raportohet se një sërë automjetesh ushtarake nga Gjermania janë futur në Republikën e Kosovës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online". 

Derisa në media u publikuan pamje të automjeteve duke u bartur me tren përmes linjës hekurudhore që përshkon Hanin e Elezit e Kaçanikun.

"Kosova Sot" mëson se bëhet fjalë për një lëvizje normale logjistike të një kontigjenti të ushtarëve gjermanë që po vijnë në Kosovë dhe se kjo s’ka të bëjë me situatën në veri.

Në tetor të vitit të kaluar, një zëdhënës i Ministrisë gjermane të Mbrojtjes pati thënë se në prill të këtij viti në Kosovë do të vinin 150 ushtarë gjermanë.

KFOR-i ka aktualisht rreth 4.500 trupa në Kosovë nga 27 shtete të NATO-s dhe shtetet partnere.

Vitin e kaluar, komandanti i atëhershëm i KFOR-it në Kosovës, Angelo Michele Ristuccia, kishte paralajmëruar përforcime shtesë të trupave.

(Kosova Sot Online)