Media e njohur: Konfrontimi me Iranin varet nëse Izraeli do ta dëgjojë SHBA-në

  • A.P /
  • 14 April 2024 - 15:00
Media e njohur: Konfrontimi me Iranin varet nëse Izraeli do ta dëgjojë SHBA-në

Në dekadat e antagonizmit midis Izraelit dhe Iranit, nuk ka pasur kurrë një sulm nga Irani brenda Izraelit, kujton CNN, në një analizë. Ajo që do të ndodhë më pas varet nëse Izraeli do t’i dëgjojë Shtetet e Bashkuara dhe nuk do ta përshkallëzojë ciklin e hakmarrjes, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Vala masive e droneve dhe raketave të Iranit u kap 99% dhe Izraeli tha se dëmet ishin të kufizuara.

CNN shkruan se ende nuk dihet saktësisht pse Izraeli e kreu sulmin ndaj konsullatës iraniane në Siri më 1 prill, por analistët thonë se Irani u detyrua të përgjigjet për konsumin e tij të brendshëm dhe për të demonstruar forcë në rajon. Nga ana e tij, Irani thotë se çështja tani është përfunduar.

Presidenti amerikan Joe Biden tha se SHBA nuk do t’i bashkohet asnjë ofensive izraelite kundër Iranit. Pyetja, siç shkruan mediumi i madh amerikan, është nëse kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do t’i dëgjojë paralajmërimet e mbështetësit të tij më të madh.

Ish-kryeministri izraelit Ehud Barak tha për CNN se Izraeli e ka fituar këtë rund dhe se Netanyahu duhet të mendojë përpara çdo veprimi të mëtejshëm, duke paralajmëruar se Izraeli është ende i ngecur në Gaza, pengjet mbeten rob dhe kufiri Liban-Izrael është shumë i paqëndrueshëm.

(Kosova Sot Online)