ASK sot jep disa detaje nga regjistrimi i popullsisë

  • E.K /
  • 15 April 2024 - 07:58
ASK sot jep disa detaje nga regjistrimi i popullsisë

Agjencia e Statistikave të Kosovës sot mban konferencën me media për t’ju njoftuar me ecurinë e punës gjatë ‘Javës së dytë’ në terren për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë (ReKos 2024), përcjell “Kosova Sot Online”.

ASK ka bërë të ditur se informacioni i mbledhur gjatë regjistrimit të popullsisë do të shërbejë si bazë për vendimmarrje kritike, që prek çdo aspekt të jetës, nga kujdesi shëndetësor, arsimi, zhvillimi i infrastrukturës e deri te ndarja e burimeve dhe planifikimi i politikave.

ASK-ja do të dalë me rezultate preliminare pas tre muajsh.

(Kosova Sot Online)