Vrasja e 21 vjeçares në Ferizaj, sot protestohet në Prishtinë

  • E.K /
  • 15 April 2024 - 08:05
Vrasja e 21 vjeçares në Ferizaj, sot protestohet në Prishtinë

Në sheshin “Zahir Pajaziti”, sot në orën 17:30, do të protestohet për rastin e vrasjes së 21 vjeçares në Ferizaj, përcjell “Kosova Sot Online”.

Protesta është organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist.

21 vjeçarja u vra të premten, ku i dyshuar për rastin është ish burri i saj, i cili tashmë ndodhet në paraburgim.

(Kosova Sot Online)