Djegia e fabrikës në Podujevë: Zjarri dyshohet të ketë ardhur si pasojë e ndonjë defekti me energji elektrike

  • E.K /
  • 15 April 2024 - 09:58
Djegia e fabrikës në Podujevë: Zjarri dyshohet të ketë ardhur si pasojë e ndonjë defekti me energji elektrike

Një fabrikë e mjedrave dje është kapluar nga zjarri në fshatin Kërpimeh të Podujevës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Për rastin detaje janë dhënë nga policia përmes raportit 24 orësh.

Policia bën me dije se pas marrjes së dëshmive është kuptuar se zjarri dyshohet të ketë ardhur si pasoje e ndonjë defekti me energji elektrike.

Dëmet e shkaktuara janë të konsiderueshme. “Podujevë / 14.04.2024 – 10:30. Raportohet se një depo e cila shërben për grumbullimin e frutave të imëta është përfshirë nga zjarri. Njësia e zjarrfikësve ka dalë vendin e ngjarjes dhe ka intervenuar për shuarjen e zjarrit, kurse njësia policore ka intervistuar dy dëshmitarë dhe viktimën që kanë deklaruar se zjarri dyshohet të ketë ardhur si pasojë e ndonjë defekti me energji elektrike”, thuhet në njoftimin 24 orësh.

(Kosova Sot Online)