Nis ndërtimi i Unazës Qendrore në vlerë mbi 3 milionë euro

  • E.K /
  • 15 April 2024 - 10:30
Nis ndërtimi i Unazës Qendrore në vlerë mbi 3 milionë euro

Sot kanë nisur punimet e fazës së dytë për ndërtimin e Unazës Qendrore që lidh pjesë me lagjen “Arbëria”, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se ky projekt do të jetë një ndihmesë e madhe për Prishtinën i cili gjithashtu do të lirojë trafikun në atë pjesë.

“Sot po fillojmë të ndërlidhim pjesën e Arbërisë me unazën e madhe në kryeqytet e cila do t’i ndihmojë shumë trafikut. Kjo do t’i mundësoi që të ndërlidhin edhe në pjesë të ndryshme, tashmë më platforma edhe më këmbësorë që të bëjmë ndërlidhjen e Arbërisë me qendrën e kryeqytetit”, tha Rama.

(Kosova Sot Online)