Arrestimi i Prokurorit Special në Mal të Zi, Dimal Basha: Prokurorët s’janë të shenjtë, as nuk amnistohen nga kritika

  • E.K /
  • 15 April 2024 - 11:55
Arrestimi i Prokurorit Special në Mal të Zi, Dimal Basha: Prokurorët s’janë të shenjtë, as nuk amnistohen nga kritika

Deputeti i VV’së, Dimal Basha, ka reaguar pasi në Mal të Zi është arrestuar ish-kryeprokurori special, përcjell “Kosova Sot Online”.

Basha ka thënë se në Kosovë prokurorët e tërheqin fletëarrestin për Milan Radojiçiqin dhe “ka prej tyre që kanë punu me shpallë Levizjen organizatë terroriste”.

“Mali i Zi në bashkëpunim me Interpolin e arreston ish-kryeprokurorin special, Millivoje Katniq, i cili poashtu ishte edhe zyrtar i lartë i policisë! Tek ne prokurorët i kanë tërheq fletëarrest Radojçiçit! Ka prej tyre që kanë punu me shpallë Levizjen organizatë terroriste! Ka prej tyre që ju shërbejnë grupeve të interesit, gjithmonë në dëm të shtetit!”

Ai ka shkruar se prokurorët nuk janë të shenjtë e as nuk amnistohen nga kritika.

(Kosova Sot Online)