Rënia e temperaturave ditëve të ardhshme, “Termokos”-i njofton se do vazhdohet furnizimi me ngrohje

  • E.K /
  • 15 April 2024 - 13:50
Rënia e temperaturave ditëve të ardhshme, “Termokos”-i njofton se do vazhdohet furnizimi me ngrohje

Ndërmarrja Publike “Termokos” ka bërë me dije se do të vazhdojë furnizimi me ngrohje edhe për disa ditë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kjo pasi që parashikohet që të ketë rënie të temperaturave ditëve në vijim.

Kështu ka bërë të ditur kryeshefi i Ngrohtores, Fisnik Osmani, i cili tha se “Pas konsultimeve me Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës, për shkak të parashikimeve për rënie të temperaturave ditëve të ardhshme, ngrohtorja do të vazhdojë furnizimi me ngrohje edhe për disa ditë”.

(Kosova Sot Online)