Vdes studentja që u godit nga treni në Prishtinë

  • E.K /
  • 15 April 2024 - 14:36
Vdes studentja që u godit nga treni në Prishtinë

Ka ndërruar jetë studentja 20-vjeçare, Vlera Sadiku, e cila u godit nga treni në lagjen Lakrishtë në Prishtinë më 26 mars, transmeton "Kosova Sot Online"

Shefi i Intensivës, Shaqir Uka, tha se 20-vjeçarja sot ka ndërruar jetë.

“Po, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve. Në orët e para të ditës”, tha ai.

(Kosova Sot Online)