​Bislimi kërkon heqjen sa më parë të masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës

  • E.K /
  • 15 April 2024 - 14:46
​Bislimi kërkon heqjen sa më parë të masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, gjatë një takimi sot me zëvendësdrejtorin menaxhues për Evropë të Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS) të BE-së, Marko Makovec, ka kërkuar heqjen sa më parë të masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, gjersa ato vijojnë të mbeten të padrejta, transmeton "Kosova Sot Online".

Bislimi theksoi domosdoshmërinë e avancimit të Kosovës në rrugëtimin drejt integrimit evropian, veçanërisht trajtimit të aplikimit për anëtarësim në BE, ku mbetet i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor pa statusin e vendit kandidat, përkundër progresit në luftimin e krimit dhe korrupsionit.

Në takim u bisedua edhe mbi zhvillimet e fundit në vend e rajon, fuqizimi i bashkëpunimit rajonal, vizioni i Planit të Rritjes si instrument që duhet të ndihmojë në konvergjencën mes shteteve të rajonit, por edhe atë me BE-në dhe perspektiva e zhvillimit dhe prosperitetit në shtetin tonë.

(Kosova Sot Online)