"Mund të ketë edhe dëme" , priten erëra të forta dhe rënie temperaturash

  • E.K /
  • 15 April 2024 - 15:19

Mendim Rugova paralajmëroi se gjatë këtë javë do të ketë “një rënie drastike e temperaturave”, transmeton “Kosova Sot Online”.

Po ashtu, Rugova tha se pritet që të ketë edhe të rreshura.

“Kështu që, pritet një depërtim i masave të frohta. Dhe natyrisht, me këto fusha të ulëta, të presionit të ulët, patjetër që moti do të jetë më i paqëndrueshëm, kështu që pritet të ketë edhe të reshura gjatë kësaj jave”, tha Mendimi.

Mendim Rugova tha se nesër mund të ketë shumë erë, e që në disa pjesë të vendit mund të shkaktojnë dëme.

“Nesër mund të ketë më shumë erë. Vende-vende, sidomos në pjesë të Dukagjinit ose të Drenicës mund të jenë pak më të theksuara, deri në 70 km/h dhe ndoshta mund të ketë edhe dëme, nëse ka konstruksione të dobëta”.

(Kosova Sot Online)