Kapet 2 milionë euro kokainë në këtë vend

  • A.P /
  • 15 April 2024 - 16:35
Kapet 2 milionë euro kokainë në këtë vend

Një sasi rekord kokaine me vlerë 2 milionë euro është kapur në portin e Igumenicës, në Greqi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Autoritetet në port zbuluan rreth 59.5 kg kokainë, të ndara në 54 pako, brenda një kamioni frigoriferik.

Kokaina u zbulua nga qeni i stërvitur Vlad, në një kasafortë të krijuar posaçërisht në pjesën e përparme të mjetit. Drejtuesi grek i kamionit është arrestuar dhe rasti po hetohet më tej nga autoritetet.

(Kosova Sot Online)