Humbin jetën 3 të rinj në këtë vend, një në gjendje të rëndë

  • A.P /
  • 15 April 2024 - 17:00
Humbin jetën 3 të rinj në këtë vend, një në gjendje të rëndë

 Raportohet se një aksident tragjik ka ndodhur në Londër, ku u ka marrë jetën tre të rinjve dhe dy të tjerë janë dërguar në spital, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Pesë të rinj, të gjithë rreth të 20-ave, u gjetën brenda automjetit, sipas Daily Mail.

Të tre personat u shpallën të vdekur në vendngjarje, ndërsa dy persona u dërguan menjëherë në spital, me një në gjendje kritike për jetën dhe tjetrin me lëndime jashtë rrezikut për jetën.

Polica ka nisur hetimet për ngjarjen tragjike.

(Kosova Sot Online)