Abdixhiku thirrje institucioneve që ta ndihmojnë biznesmenin dhe fermerët që i humbën të gjitha

  • A.P /
  • 15 April 2024 - 18:40
Abdixhiku thirrje institucioneve që ta ndihmojnë biznesmenin dhe fermerët që i humbën të gjitha

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka vizituar fshatin Kërpimeh të Podujevës, aty ku u dogj fabrika gjatë fundjavës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka biseduar me pronarin e biznesit Valon kastrati, duke bërë të ditur se me djegien e fabrikës kanë humbur qindra familje.

Abdixhiku i ka bërë thirrje institucioneve të vendit që të ndihmojnë Valonin, punëtorët dhe 400 fermerët e lidhur me këtë biznes.


(Kosova Sot Online)