Musar: Sllovenia e mbështet Kosonën drejt anëtarësimit në KiE

  • A.P /
  • 15 April 2024 - 18:52
Musar: Sllovenia e mbështet Kosonën drejt anëtarësimit në KiE

Presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar sot i ka ofruar Kosovës mbështetjen e shtetit të saj për anëtarësim në Këshillin e Evropës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Pas takimit që pati me presidenten Vjosa Osmani, e para e shtetit slloven ka uruar që Kosova të bëhet pjesë e KiE-së, teksa ka thënë se faza tjetër do të jetë integrimi në Bashkimin Evropian.

“Ne do t’ju mbështesim gjatë gjithë rrugës. Këshilli i Evropës ka të bëjë me popullin, sepse në fund të fundit janë qytetarët shqiptarë dhe serbë të Kosovës që kanë kontakt të drejtpërdrejt me Gjykatën për të drejtat e njeriut. Unë sot u trondita kur presidentja Osmani më tregoi se Kosova është vendi i vetëm në Evropë pa qasje në Gjykatën për të drejtat e njeriut. Kjo është plotësisht e padrejtë në shekullin e 21-të”, është shprehur ajo.

(Kosova Sot Online)