Pejë: Vritet një grua, dyshohet se dorasi ishte bashkëshorti

  • E.K /
  • 16 April 2024 - 09:05
 Pejë: Vritet një grua, dyshohet se dorasi ishte bashkëshorti

Një grua është vrarë sot në Pejë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Dorasi dyshohet të jetë bashkëshorti i saj.

I dyshuari është arrestuar dhe i është sekuestruar arma.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Kryeprokurorit dhje Prokurori i krimeve të rënda së bashku me të gjitha njësitet policore relevante janë në vendin e ngjarjes ku dyshohet se bashkëshorti e ka vrarë gruan e tij. I dyshuari është arrestuar dhe i është sekuestruar arma, ndërsa në vendin e ngjarjes janë duke u kryer të gjitha hetimet e nevojshme. Jemi në pritje të ekipit të mjekësisë ligjore për të marrë trupin e pajetë”, ka thënë Nikçi.

(Kosova Sot Online)