Franca do të votojë pro Kosovës në KiE

  • A.P /
  • 16 April 2024 - 19:46
Franca do të votojë pro Kosovës në KiE

Në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës rreth orës 17:30, ka filluar diskutimi lidhur me raportin për anëtarësimin ose jo të Kosovës në këtë organizatë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Alain Milon nga Franca tha se do të votojë pozitivisht por se “raporti nënvizon madhësinë e punës që duhet të bëjë Kosova si themelimi i Asociacionit”… që sipas tij, hapa për këtë mund të bëhen para votimit në maj.

Piero Fassino nga Italia tha se të drejtat e pakicës serbe mund të mbrohen më mirë nëse Kosova është pjesë e Këshillit.

(Kosova Sot Online)