Kurti: Një ditë e madhe për Kosovën, vota në favor të aplikimit tonë për t’u bashkuar KiE-së
Asambleja Parlamentare ka votuar PRO që Kosova të avancojë edhe më tej drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Pas kësaj ka reaguar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Kryeministri i Kosovës ka thënë se kjo është një ditë e madhe për Kosovën.
“Një ditë e madhe për Kosovën, vota në favor të aplikimit tonë për t’u bashkuar me Këshillin e Evropës”.
(Kosova Sot Online)